Motra shkonte me viktimën/Gardiani që vrau dy persona i digjet shtëpia

2020 ka nisur ka nisur me lajme të kronikës. Një zjarr ka përfshirë një banesë ne fshatin Kuqar të Patosit. Ngjarja ka ndodhur të enjten, 2 janar 2020. Shtëpia është e autorit të krimit të ndodhur në qendrën shëndetësore të Patosit pak kohë më parë, gardianit të burgut të Fierit, Martin Skëndaj, i cili vrau dy vetë.

Në vendngjarjen kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset e Patosit dhe policia. Si pasojë e zjarrit banesa është djegur plotësisht, ndërsa nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Dyshohet se familja Skëndaj, pas ngjarjes është larguar nga shtëpia. Familja e autorit të krimit me njërin prej viktimave ishin fqinje njëri me tjetrin, konkretisht me Manol Rrapaj. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Për të mbrojtur motrën, gardiani në burgun e Fierit, Martin Skëndaj vrau dy kushërinjtë, Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, 22 dhe 26-vjeç. Motra e gardianit, edhe pse e martuar ka qënë e dashuruar me viktimën Manol Rrapaj. Sipas dëshmive ky i fundit shkonte dhe e takonte në fshatin ku ajo jetonte me burrin. Mëngjesin e ngjarjes ata janë zënë përsëri dhe në Poliklinikën e Patosit, Martini ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar mbi Manolin dhe kushëririn i cili vdiq në spital.

SHKARKO APP