Motrat e vrasësit serial kërkojnë të mbrohen nga hakmarrja
Krimet për familjen Hutra kanë nisur herët që me vrasjen në banesë të kryefamiljarit, babait të Dan Hutrës, nga nipi i tij në vitin në 1999.
Edhe pse shumë vite më parë, thuhet se sherri mes Hutrave nisi për një kalë, në prani të familjarëve të tyre, në periferi të Durrësit, aty ku sapo ishin vendosur pas largimit nga fshati i Kukësit.
Tre motrat e Dan Hutrës i kërkojnë policisë të mbrohen, nga frika e hakmarrjes, edhe pse ato kanë pretendua se prej kohësh nuk kishin kontakte me vëllain.
Një ditë pas ngjarjes, xhaxhai i Etleva Kurtit që Dan Hutra vrau në derë të shtëpisë, kërcënoi se me kodin e gjakmarrjes, një grua e vrarë lahet me 7 meshkujt të vrarë nga ana e hasmit.
Ende nuk është marrë një vendim nëse Hutra do ti nënshtrohet një ekspertizë për të përcaktuar gjendjen e tij mendore , pasi deri në këto momente për hetuesit nuk duket te këtë probleme te kësaj natyre.