MPB: 21 të shoqëruar nga incidentet në fushatë

Zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, me anë të një deklarate për mediat tha sot se janë marrë të gjitha masat për të garantuarstandardet më të lartademokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. MPB dhePolicia e Shtetit i'u bën thirrje të gjitha partive politike dhe kandidatëve, që të distancohen nga çdo akt apo përpjekje që synon të njollosë procesin e rregullt zgjedhor. Gjebrea ka shtuar më tej se çdo njoftim është marrë parasysh, duke bërë të mundur shoqërimin e 21 personave lidhur me incidentet në fushatën zgjedhore. 

"Ministria e Punëve të Brendshme bën edhe një herë me dije opinionin publik dhe të gjitha subjektet politike që garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit, se ka marrë dhe do të marrë të gjitha masat e parashikuara nga ligji, për të garantuar standartet më të larta demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjithashtu, MPB dhe Policia e Shtetit i'u bën thirrje të gjitha partive politike dhe kandidatëve që të distancohen nga çdo akt apo përpjekje që synon të njollosë procesin e rregullt zgjedhor dhe të kontribuojnë aktivisht për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme duke lejuar institucionet, ndër to edhe Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë, të bëjnë detyrën në mënyrë profesionale dhe të paanshme.

Në këtë kuadër, për çdo incident të ndodhur apo të supozuar se ka ndodhur, duke përfshirë çdo shqetësim të çdo natyre, i bëjmë thirrje të gjithë kandidatëve dhe partive politike t’i denoncojnë menjëherë në organet e zbatimit të ligjit, polici ose në Prokurori.

Kjo është e vetmja mënyrë për të kontribuar aktivisht e bashkarisht, që zgjedhjet e 21 qershorit të përmbushin standartet më të larta demokratike. Çdo deklaratëpolitike që bëhet në publik dhe jo pranë organeve të zbatimit të ligjit, synon vetëm panik dhe njollosje të procesit zgjedhor, gjë që nuk duhet t’i shërbejë askujt. Deklaratat që synojnë baltosjen e punës së Policisë së Shtetit, nuk kontribuojnë aspak për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, por përkundrazi, vënë në pikëpyetje serioze vullnetin demokratik të vetë deklaruesve për të përmbushur standartet më të larta zgjedhore.

MPB garanton edhe një herë vendosmërinë për të parandaluar dhe marrë masa ligjore rigoroze ndaj cilitdo që do përpiqet të cënojë procesin zgjedhor dhe për këtë arsye, i bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë kandidatëve dhe subjektevepolitike që të njoftojnë institucionet e zbatimit të ligjit për çdo shqetësim.
Gjithashtu duam të sqarojmë opinionin publik për disa deklarata publike të PD lidhur me insinuata për incidente që kanë ndodhur përgjatë fushatës dhe për të cilat Policia ka reaguar menjëherë.
Bëjmë me dije se çdo njoftim është konsideruar maksimalisht, duke shoqëruar 21 shtetas të dyshuar si të implikuar në ngjarje që lidhen me fushatën, për të cilët materialet janë referuar në Prokurori.

Më konkretisht sqarojmë: Për ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Elbasan,Policia ka kryer me profesionalizëm të plotë të gjitha veprimet proceduriale, duke marrë në pyetje personat që janë dhunuar, apo ata që mund të kenë patur dijeni për incidentin. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe materialet u referuan në Prokurori për kanosje dhe dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje. Për rastin e Vorës, personi i dyshuar për shkaktimin e incidentit, ishte shoqëruar në Polici përpara se të dilte në deklaratë për media z. Lulzim Basha. 

Gjithashtu, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, pati sot paradite komunikim të vazhdueshëm me kandidatin, si dhe përfaqësuesit e PartisëDemokratike në këtë zonë, për t’u garantuar zbatimin rigoroz të ligjit nga çdo strukturë e Policisë së Shtetit. 

Por as në këto momente nuk ka një denoncim apo kallëzim të kandidatit të PartisëDemokratike në Polici. Policia e Shtetit e ka ftuar dhe fton sërish kandidatin të bëjë kallëzim. Në Mallakastër, Policia ka shoqëruar disa persona që udhëtonin me dy automjete për mungesë dokumentacioni dhe pas verifikimit brenda 30 minutash janë të lirë. Drejtori i Policisë së Qarkut Fier ka komunikuar drejtpërdrejtë dje pasdite me Kryetarin e degës lokale të PD, i cili nuk ka ngritur asnjë shqetësim apo pretendim të këtij lloji.

Gjithashtu, Ministria e Punëve të Brendshme, është në kontakt të vazhdueshëm me KQZ dhe me partnerët lokalë e ndërkombëtarë me qëllimin e vetëm për tëgarantuar një proces të pastër, në zbatim të plotë të ligjit dhe pa incidente. Ministria e Punëve të Brendshme shpreh edhe njëherë qëndrimin e saj të qartë e të prerë, se pritshmëria për rezultatin zgjedhor të cilitdo subjekti politik dhe kandidati, nuk mund e nuk duhet të jetë një shtysë për të njollosur procesinzgjedhor. Interesi më i lartë i qytetarëve është e mbetet cilësia e procesit dhe përmbushja e standardeve, për të cilën MPB dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara maksimalisht", tha ajo.

SHKARKO APP