”Mpiksja e gjakut jo e listuar te efektet anësore”, mjekët shqiptarë flasin për vaksinën nga AstraZeneca

Në vend të shpresës që u krijuan vaksinat kundër Covid-19, duket se jo gjithçka është pozitive. Tashmë janë bërë një sërë shtetesh që po refuzojnë që të vaksinojnë qytetarët me vaksinën nga AstraZeneca. Mjekët thotë se kompania që prodhon vaksina anti-covid ka dhënë disa deklarata kontradiktore, në lidhje me efikasitetin e saj. Epidemiologia në SHBA, Rubina Muzina thotë se trompoembolia (mpiksja e gjakut) nuk është parashikuar te efektet anësore nga kompania, por kjo nuk e përjashton faktin se është efekt i mundshëm.

Nga ana tjetër, ajo thotë se deklaratat e AstraZeneca-s kanë ndryshuar disa herë dhe kjo ka bërë që SHBA të hezitojë në miratimin e vaksinës. ”Hezitoi të jepte të dhënat e fazës së tretë klinike, këtu në SHBA nuk është miratuar akoma. Ka pasur kampione më të vogla të studimit paraprak dhe nuk rezultoi shumë efektive në moshat mbi 80 vjeç. Në fillim tha se me dy doza jep efikasitet 60%, në deklaratën e dytë tha jep 90%, ndërsa në deklaratën e tretë 82%, pra është kontradiktore”, saqron Muzina për emisionin “Shqipëria live”.

Ornela Ademi, nga EMA (Agjencia Europiane e Ilaçeve), në Norvegji thotë se mpiksja e gjakut ndodh dhe në mënyrë natyrale, pa marrë vaksinë. Sipas saj, EMA po heton rastet. ”Po sheh këto efekte potenciale, sepse nuk është e thënë që janë shkaktuar nga vaksina. Vendet që e kanë pezulluar kanë pasur raste, që mund të jenë efekte anësore të mundshme, EMA po i heton. Para se të bëhej raportimi kësaj vaksina, nuk ka ndodhur asnjë rast i tillë te rastet studimore”.

SHKARKO APP