MPJ e Izraelit mirëpret miratimin nga parlamenti shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA

MPJ e Izraelit mirëpret miratimin nga parlamenti shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA

Ministria e Punëve të Jashte të Izraelit përmes një deklarate për media thotë se mirëpret miratimin nga Parlamenti Shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. “Përkufizimi i IHRA është një mjet thelbësor në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit”,- thuhet në deklaratën e MPJ-së së Izraelit.

DEKLARATA E PLOTË
Ministri i Punëve të Jashtme mirëpret miratimin nga Parlamenti Shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. Përkufizimi i IHRA është një mjet thelbësor në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Punëve të Jashtme Gabi Ashkenazi: “Unë mirëpres nismën për krijimin e një forumi kundër antisemitizmit në kryesinë e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit. Bashkëpunimi dhe bashkimi i duarve midis vendeve dhe kombeve është çelësi për të përballuar këtë fenomen të keq.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?