Mrekulli në Tiranë, fëmija lind me këmishë
Aktualitet Kuriozitete E Martë, 3 Gusht 2021 07:04
Një rast i rrallë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një fëmijë ka lindur me këmishë. Një fenomen që ndodh një në 80 mijë të porsalindur.
Lajmin e ka publikuar doktoresha Anika Dokle, përmes një statusi në Facebook, ndërsa poston edhe foton e fëmijës, i shfaqur ende brenda qeskës amniotike, e njohur ndryshe si “këmishë”.
Sipas besëtytnive, fëmijë të tillë konsiderohen të lindur me shumë fat.