Mrekullia që po ndodh tek Infektivi
Shqipëria është në luftë me Covid-19 dhe nga ora në orë shtohen rastet me të prekur, fatkeqësisht edhe numri i viktimave që deri më tani është 4. Nga ana tjetër, 48 orët e fundit kanë qenë më të rëndat në përballjen dy javore të vendit me kronavirisun duke shënuar dy të vdekur dhe 27 të prekur nga koronavirusi. Ky është një bilanc i rëndë për vendin edhe pse pritej që kjo javë të ishte e rëndë sipas shembullit të vendeve të tjera, në të cilat virusi ka shpërthyer dy tre javë pas konstatimit të rasteve të para. Në të gjithë këtë situatë të keqe, ka pakës gëzim. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi edhe se gjatë 24 orëvë të fundit janë shëruar edhe dy persona të tjerë duke e çuar në pesë numrin total të të prekurve. Deri në këto momente testuar 856 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104 raste.
• Tiranë 68 qytetarë
• Durrës 7 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korcë 3 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 1 qytetar