MSH thirrje për mjekët: Aplikoni për bonusin 2.5 milion lekë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ftoi sot publikisht mjekët specialistë të interesuar të punojnë në spitalet rajonale dhe bashkiake, të paraqesin kërkesën e tyre për tu punësuar me bonus 2.5 milion lekë (të vjetra) mbi pagën.

Pak ditë pas miratimit të vendimit për rritjen e masës së bonusit nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli specialitetet për të cilat kërkohet punësimi i mjekëve, sipas nevojave të spitaleve.

Sipas thirrjes së bërë publike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton mjekët specialistë të specialiteteve:

Swiss Digital Desktop Reklama

▫️kirurgji
▫️anestezi reanimacion
▫️kardiologji
▫️obstetrikë-gjenekologji
▫️neurologji
▫️pediatri,
▫️imazheri
▫️mjekësi interne
▫️ortopedi-traumatologji

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Shëndetësisë thotë se nga sot, kush mjek specialist do pranojë të shkojë në spitale jashtë Tiranës, ku ka nevojë për specialistë, sipas specialiteteve do të marrë deri në 2.5 milionë lekë (të vjetra), me një shkallëzim mbi rrogë, që, kur mjeku merr përsipër të shkojë në një spital rajonal apo bashkiak në këto zona, të mund të ketë një fitim real.

Fondi i vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare për këtë vit është 52 milion lekë, për mjekët që do të japin shërbimin aty ku janë nevojat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?