MSH: Vijon pozitiviteti i ulët nën 2% në raport me testimet për COVID. 78 % e të infektuarve janë shëruar

Ndonëse vendi ynë çdo ditë shënon raste me koronavirus, pozitiviteti i ulët nën 2% vijon, në raport kjo me testimet ditore. Ky fakt është bërë i ditur nga përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Flutra Beqo. Pas 4 rasteve që rezultuan pozitiv, deri më më sot janë konfirmuar me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër.
Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?