”M’u v@a çuni në shtëpi”, babai i Eneas apel për ndihmë

Babai i Enea Themoraj, i riu që humbi jetën tragjikisht dhe pa faj, pasi u plagos nga një tritol që iu vu dy motrave Nikolli në Elbasan, ka bërë apel për ndihmë. Ai thotë se djali iu vra brenda në banesë teksa po shkonte në tualet ku i ra dera nga shpërthimi i tritolit, ndërsa kërkon ndihmë përmes linkut të Gofoundme të shpërndarë nga mbesa e tij.

”Unë nuk kam pasus ndihmë nga autoritet bashkiake. Fare nuk kam pasur mbështetje. Mu vra çuni brenda në shtëpi. Gjendja ime e familjes ka qenë shumë e vështirë. 3 muaj nusja te Trauma ka hequr picirin e zi, çuni ka qenë shumë rëndë.

Jam invalid i grupit të dytë që në fëmijëri, nusen e kam prapë invalidë. Djalin e vogël e kam pa punë, vetëm atë kisha krah dhe ndihmë financiare. Ishte punëtor, djalë shembullor, nuk ngatërrohej me njeri.

Në shtëpi të vet, duke shkuar në tualet, ndodhi shpërthimi dhe i ra dera në kokë. Nuk kam fjalë, nuk e përshkruaj dot më. Atë kisha mbështetje, nuk kisha tjetër. Jam në pikë të hallit, jam keq shpirtërisht. Nuk fajësoj njeri, nuk e di, e kam lënë në dorë të shtetit të bëjë çfarë të dojë me njerëzit që kanë vënë tritolin, nuk kam punë unë”,-tha për ”TCH”.

SHKARKO APP