Muaji i Ramazanit! Veliaj poston videon: Vetëm kështu mbrojmë heronjtë tanë

Muaji i Ramazanit ka nisur. Edhe pse në një periudhë të vështirë pandemie, besimtarët kanë zgjedhur të falen e të luten nëpër shtëpitë e tyre, duke respektuar në maksimum rregullat e vendosura për distancim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar në Facebook një video me disa nga personazhet e famshëm shqiptarë, të cilët bëjnë thirrje që Ramazani këtë herë të falet ndryshe, në shtëpi dhe pranë familjes, duke mbrojtur kështu heronjtë tanë, ata që janë në vijën e parë kundër Covid-19.

“Sot është e Premtja e parë e muajit të Ramazanit, por kësaj here falemi ndryshe, në shtëpi ? , pranë familjes tonë?‍?‍?‍? sepse vetëm kështu mund të mbrojmë heronjtë tanë, ata të vijës së parë kundër virusit. ? Këtë bënë dhe besimtarët e tjerë para pak javësh!

Vetëm duke u falur e lutur ? në shtëpi mbrojmë jetën!”, shkruan Veliaj në videon e postuar në rrjetet sociale.

SHKARKO APP