Muaji prill nis me shi, si parashikohet moti për ditën e sotme
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në verilindje – lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 22 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

