Muç Nano fyen Klodiana Lalën: Të mëshiroj, kurba ime e audiencës ulet kur flas me ty (VIDEO)
Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, përballë ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ishin një grup gazetarësh dhe analistësh të cilët kanë bërë pyetjet e tyre.
Por gjatë inetrvistës, ka pasur edhe një debat verbal me gazetares Klodiana Lala, Besmir Çollaku dhe analistit Mustafa Nano.
Nano u shpreh në hyrje të diskutimit të tij, se Saimir Tahiri ka pranuar të shkojë në një emision me 6 vetë, ku tre i kishte armiq dhe tre nuk i kishte miq.
Kjo ka shkaktuar reagim tek gazetarja Lala dhe gazetari Besmir Çollaku, të cilët nuk e quajtën të drejtë termin armik. Lala tha madje, se ka bashkëpunuar shumë mirë me zotin Tahiri gjatë kohës që ka qenë Ministër i Brendshëm.
“Këtë hipokrizinë e jetës publike shqiptare nuk e duroj dot. Termi armik në politik përdoret edhe në Amerikë edhe në gjithë Europën”, tha Nano.
Lala: Çlidhje ka kjo me debatin, se po flisnim për kanabizimit e vendit
Nano: Pjesa më e ulët e kurbës sime televizive, është kur jam përballë teje dhe Basiri
Lala: Si ishte kjo zoti Nano, se nuk e kuptova? Po vazhdoj me pyetjet për zotin Tahiri, se për këtë jam këtu dhe është ta ngremë kurbën
Nano: Po nuk e ngremë dot, mjafton prania jote këtu që të mos ngrihet, ça të ngreshë…
Lala: Të lutem, se ofendimet nuk kanë kuptim, mund të bëhem dhe unë e paedukatë, nuk më mungon shprehia të kthej përgjojë, por nuk dua… thjeshtë po të mëshiroj në këto momente.