Muça: Berisha e dinte çfarë do t’i ndodhte, e solli kastile opozitën në këtë pikë

Gazetari Flogert Muça, ka komentuar masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për Sali Berishën.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Berisha e ka ditur mirë se ku do shkojë situata, duke theksuar se ky i fundit ka marrë peng opozitën. Më tej ai nënvizoi se nëse se SPAK do vepronte me Berishën njësoj si me një qytetar tjetër do ishte problem.

“Është e vërtetë që kjo e dëmton opozitën, por është Sali Berisha, i cili duke ditur shumë mirë se si do i shkonte historia, ka marrë peng opozitën që sot ne të qajmë hallin e opozitës duke qarë hallin e doktorit.

Është një pengmarrje e doktorit që dëmton opozitën. Kur vjen puna te Gjykata, nuk e di se çfarë ka dosja. Në qoftëse se SPAK do vepronte me Berishën njësoj si me një qytetar tjetër të zakonshme për mua do ishte problem”,-tha ai.

SHKARKO APP