Muçostepa: Fondi prej 11 mld lekësh për ekonominë nuk duhet të kishte kufizime

Qeveria shqiptare ka hapur fondin e garancisë prej 11 miliardë lekësh në dispozicion të bizneseve të mëdha, me qëllim përballimin e pagave në kushtet e fatkeqësisë natyrore.

Por për Kryesuese e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Ines Muçostepan, kjo paketë nuk duhet të kishte limite.

Muçostepa: Turizmi është shumë i rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Në sezonin e verës kemi 150 mijë të punësuar ndaj duhet patur një vëmendje shumë të madhe nga qeveria. Pjesa më e madhe e kompanive po punon me një kapacitet të ulët. Shumë prej tyre nuk po furnizohen për shkak të mbylljes së kufijve. Për sa i përket muajit mars, kompanitë po punojnë me kapacitet 50 përqind. Pa llogaritur muajin prill që do të jetë më keq se sa kaq.

Nëse do flasim për këtë instrument financiar, kjo është parashikuar që të funksionojë mirë pasi ndiqet edhe në vendet e tjera të Evropës. Sipërmarrësit nuk e kanë marrë këtë si instrument të mirëfilltë duke qenë se si objekt i kësaj kredie flitet për rimbursimin e pagave. Ne kemi kërkuar që kjo garanci të shërbejë edhe në formë likuiditeti. Nuk duhet të kishte limit kjo kredi duhet të kishte një shtrirje. Në shumë vende kemi parë që kjo nuk ka limit në shpërndarje. Dhe norma e interesit është shumë e lartë. Ne kishim kërkuar tek 0.2 përqind. Kompanitë kanë dhe kredira ndaj ne nuk donim që të mbingarkoheshin. Ne kemi kërkuar që kjo mos të ketë limite pasi kjo përfshin vetëm biznesin e madh. Norma e interesit duhet të ishte shumë e ulët.

Gjithashtu ajo shprehet se i ka kërkuar qeverisë një takim me dhomën e biznesit për të vendosur mbi një paketë ekonomike të dytë.

Disa prej kërkesave që ato kërkojnë janë shtyrja e disa pagesave fiskale për sektorët e turizmit dhe të transportit.

Muçostepa: Kjo nuk konsiderohet si paketë ekonomike, si paketë sociale. Ka prekur shtresat që janë më shumë në nevojë. Është zgjedhje e qeverisë e cila e ka ndarë në dy paketa në këtë rast. Ka kaluar shumë kohë që prej lançimit të paketës së parë. Prandaj ka pasur presion dhe nga sipërmarrësit shqiptarë që të dalë sa më shpejtë paketa e vërtetë ekonomike. Është kërkuar nga dhoma e biznesit në sektorët e transportit apo të turizmit që të shlyhet çdo tip barre fiskale përfshirë dhe pagat për të gjithë periudhën që do të zgjasë pandemia. Për sektorët e tjerë kemi kërkuar një spostim të të gjitha pagesave fiskale, sigurimet shoqërore, tatimet mbi të ardhurat, tatimi në burim për sa kohë që do zgjasë pandemia. E njëjta gjë edhe me taksat lokale. I është kërkuar që qeveria të marrë kostot e pagave minimale të këtyre punonjësve në kompanitë e mëdha që nuk po arrijnë të punojnë. ndërkohë që kemi këtë debatin e fortë ku na përmendim Kodin e Punës ku ajo mund të kthehet në një barrë të rëndë për të gjitha kompanitë. Edhe në këtë rast duhet të riinterpretohet dhe raporti i punës. 

SHKARKO APP