Muhamedi: Mediat e Tiranës mbështesin sllavizmin e shqiptarëve në Maqedoni

 

Publicisti dhe analisti Nijazi Muhamedi ka kritikuar mediat e Tiranës duke theksuar se "kjo dalldisje e tyre për të mediatizuar krizen politike në Maqedoni ndihmon në ndërtimin e kombit politik maqedonas ,që vjen me thënë-ndërtimin e kombit politik sllav.

“Bombat” e Zaevit po u trazojne delire “mediatike” ca mediave ne Tirane.Ne kete dalldisje te pamenduar,dhe te dirigjuar nga Shkupi,nuk kane kohe te degjojne e te vrasin pak mendjen se kjo yryshje e tyre per te “mediatizuar” krizen politike ne Maqedoni,duke mbeshtjelle e tundur diskursin e sherrshem maqedonas,ate zyrtar dhe ate te opozites,mbi ardhmerine ” barabarte te shqiptareve” qe do t,u vije nese keto behen maqedonas, pra, nese behen sllave; nese e ndihmojne ndertimin e kombit politik maqedonas,qe vjen me thene-ndertimin e kombit politik sllav,ate qe e kish parapare Stalini,ate qe e vazhdoi Rankoviqi dhe nuk arriten.Kjo eshte yryshje e shemtuar dhe antishqiptare e ketyre mediave.Lexoni me vemendje se per KU ESHTE NISUR DHE KU DON TE DALE ZAEVI: DO BEJME NJE KOMB MAQEDONAS,NJE SHOQERI MAQEDONASE…?!!! ka shkruar analisti Nijazi Muhamedi.

Reagimi i tij vjen pasi që Zoran Zaev në një intervistë dhënë Vizion Plus të Tiranës theksoi se në Maqedoni duhet të bëjmë një komb dhe një shoqëri maqedonase.

”Por duhet të shkojmë më tutje sesa Marrëveshja e Ohrit. Kjo është ajo që unë kam përsëritur shumë herë kohët e fundit. Duhet të ndjekim frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Ai është vetëm një hap drejt qëllimeve tona përfundimtare, sepse deri tani kemi pasur një shtet dhe dy shoqëri. Pse? Duhet të kemi një shtet dhe një shoqëri. Çfarë ka ndodhur në vendin tonë? Ka një shkollë për studentët shqiptarët dhe një shkollë për studentët maqedonas. Pse? Në SHBA, në të njëjtën shkollë mund të gjesh kinezë, meksikanë dhe çdo lloj kombësie tjetër. Ata kanë mundësi të zgjedhin lëndët që duan të mësojnë, gjuhën që duan të mësojnë dhe kanë mundësi që të planifikojnë të ardhmen e tyre. Ne duhet ta bëjmë këtë, sepse kjo gjë nuk është përfshirë në Marrëveshjen e Ohrit…” ka thënë Zaev në Vizion Plus të Tiranës. (INA)

SHKARKO APP