Muhaxheri u arrestua nga agjentë rusë në Kaçanik?

 

Një lajm i çuditshëm qarkullon pasditen e së martës në portalet shqiptare online. Sipas tyre, një gazetar i emisionit italian investigativ “Le Iene” ka thënë se Lavdrim Muhaxheri, xhihadisti më i njohur shqiptar që dyshohet se fshihet në Kaçanik të Kosovës, është arrestuar nga shërbimet sekrete ruse, pasi dyshohet se ai është i përfshirë në rrëzimin e avionit rus. Sipas gazetarit, operacioni antiterror është shtrirë në Bosnje dhe në Jug të Kosovës, ku Muhaxheri fshihej. Ai ndodhej në Kaçanik i plagosur dhe se shërbimet sekrete kosovare kanë bërë një mbledhje urgjente për këtë çështje. Ai tha në emision se këtë ia kishte konfirmuar edhe një banor i Kaçanikut, që ishte i përfshirë me ISIS-in. Mirëpo, sipas portalit të Kosovës “Telegrafi”, autoritetet vendase e kanë hedhur poshtë çdo version se Muhaxheri gjendet në Kosovë dhe se shërbimi sekret rus kryen operacione apo arrestime atje.(lapsi)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?