Muja: Koha më e mirë për t’u test 3-5 ditët e para të temperaturës, qytetarët nuk kanë durim, testohen herët

I ftuar në Ora News, mjeku Rexhep Muja u shpreh se rreth 100 mijë teste kanë mbërritur në vendin tonë.

Muja tha se koha më e mirë për t’u testuar është nga dita e 3 deri në ditën e 5 të temperaturës dhe nuk duhet nxituar për t’u testuar.

Muja: Rreth 100 mijë teste të shpejta kanë mbërritur në vendin tonë. Ata që do të përfitojnë janë grupet e pacientët në bazë të 5-ditëshit të parë të sëmundjet dhe ata që janë kronikë, sigurisht që nuk përjashtohen pacientët e tjerë. Po ashtu jemi përpjekur që të gjithë institucionet të jenë të përfshira në këtë testim. Koha më e mirë për t’u testuar është nga dita e 3 deri në ditën e 5 të temperaturës. Por duke parë që shumë qytetarë nuk e kanë arritur të kenë durim që të ndjekin këshillat e familjet, janë kërkuar që të testohen para kohë, çka është e gabuar. Nuk duhet nxituar.

Infeksioni ka pasur një shkallë të lartë të përhapjes pasi nuk po respektohen masat. Ne si grupe terreni kemi punuar në një kohë të mundshme dhe në një luftë edhe në orët e vona, për të shkuar te pacientët. Sigurisht që ka pasur vatra të nxehta dhe dyndje ku kërkesa është më e madhe për testim. Në këto zona jemi munduar që në ditën e tretë të kërkesës të realizojmë testimin.

Muja shtoi se ka nga ata që e shkelin karantinën, po ashtu ka edhe nga ata që në shenjat e para vetëkarantinohen.

Muja: Ka pasur periudha që ka pasur vonesa në përgjigjen e testit. Ka pasur më shumë panik të qytetarëve, por nuk përjashtohen raste të tilla. Ka nga ata që e shkelin karantinën, po ashtu ka edhe nga ata që në shenjat e para vetëkarantinohen. Prandaj, është e rëndësishme që të respektohen ato këshilla që ne si mjekë japim pasi mund të shërbejnë si një burim infeksioni për familjen dhe për miqësinë e tyre.

Muja: Koha më e mirë për t’u test 3-5 ditët e para të temperaturës, qytetarët nuk kanë durim

SHKARKO APP