Muka: 500 mijë vaksina janë mjaftueshëm, në Shqipëri nuk ka për të ndodhur shpejt vaksinimi

Në një intervistë për RTV ORA epidemiologu Taulant Muka u shpreh se nëse qeveria shqiptare fokusohet vetëm te popullata e rrezikuar, mendoj se 500 mijë vaksinë janë mjaftueshëm.

Muka shtoi se sipas Akademisë së Shkencave 50% e popullsisë së Tiranës janë tashmë imunë dhe tha se kjo gjë tregon se nuk duhet shkuar në një vaksinim ekstrem.

Muka: Nëse qeveria fokusohet vetëm te popullata e rrezikuar, mendoj se 500 mijë vaksinë janë mjaftueshëm. Nëse ato janë siguruar apo do të sigurohen, është një lajm i mirë padiskutim. Shqipëria duhet të njohë se ku është situata me epideminë. Sipas Akademisë së Shkencave 50% e popullsisë së Tiranës janë tashmë imunë. Kjo gjë tregon se nuk duhet shkuar në një vaksinim ekstrem. Mendoj se për vendin tonë dhe Kosovën, një  shifër e tillë prej 500 mijë vaksinash, është e mjaftueshme. Por çështje është se kur do të vijnë këto vaksina, pasi nuk besoj se do të vijnë për 5-6 javë, ngaqë ka një kërkesë ë jashtëzakonshme nga shumë shtete. Besoj se kjo do të jetë e vështirë për 3-4 muaj.

Për Mukën, nëse do të arrihet një numër i caktuar dozash që shkon diku 3000-5000, çka është një numër i papërfillshëm me atë që kërkon popullata që ka sëmundje.

Muka: Mendoj se do të arrihet një numër i caktuar dozat 3000-5000, çka është një numër i papërfillshëm me atë që kërkon popullata që ka sëmundje. Kapacitetet tona dihen, pasi nuk kemi kapacitet as prodhuese dhe as ekonomike. Prandaj duhen parë strategji të tjera. Nëse është arritur ai nivel imuniteti që ka publikuar Akademia e Shkencave, atëherë imuniteti është shumë i lartë.

Muka shtoi se vaksina ka një efikasitet të lartë në parandalimin e covidit dhe se deri më tani ka pasur efekte të lehta anësore te pacientët.

Muka: Sipas të dhënave nga kompanitë, efikasiteti i vaksinave është shumë i lartë për parandalimin e covidit. Ka disa efekte anësore, por që është treguar se nuk janë të rrezikshme për të vaksinuarit. Ky është një eksperiment i parë botëror kaq masiv. Kjo do të na tregojë edhe efekte anësore të cilat nuk janë testuar edhe në provat klinike. Sipas studimeve ekspozimi ndaj virusit krijon një imuniteti së paku mbi 6 muaj. Por për rezultate të tjera duhet të presim.

Unë besoj se jep imunitet dhe nuk do të ketë komplikacione me vaksinën, por nuk kemi një version të saktë që zgjat më shumë. Sigurisht që mund të ketë raste të veçantë, por kjo është mesatarja. Në Shqipëri vaksinimi nuk ka për të ndodhur shpejt, prandaj duhen parë vendet e tjera dhe të merren si shembull, pasi ato do të japin shifra të përjavshme lidhur me vaksinimin.

SHKARKO APP