Muka: Në Shqipëri nuk respektohen masat anti-covid, qeveri dhe komiteti ecin sy mbyllur

Në një intervistë për Ora News, epidemiologu Taulant Muka u shpreh se në vendin tonë ka një rënie të lehtë të, po tha se nuk respektohen masat.

Sipas Mukës, vendi ynë nuk ka transparencë mbi vdekshmërinë, ku ka 6000 persona më shumë të vdekur lidhur me vitin e kaluar.

Muka: Sa i përket Shqipërisë duket se ka një rënie të lehtë të numrave. Por në Shqipëri nuk shoh që të ketë masa për respektimin e distancave dhe nuk ka një ndërgjegjësim për të menaxhuar situatën Covid-19. Këtu bëhen takime elektorale me numër të pakufizuar njerëzish. Nëse ata nuk i respektojnë masat, përkundër asaj që thonë, të gjitha këto kanë bërë, bashkë me vështirësitë ekonomike që përballon vendi, ka bërë që të ulët vigjilenca ndaj virusit. Në këtë kontekst në vendin tonë ka munguar një plan afatgjatë për menaxhimin e situatës me covidin, por kanë qenë vetëm sa për fushatë.

Vendi ynë nuk ka transparencë mbi vdekshmërinë, ku ka 6000 persona më shumë të vdekur lidhur me vitin e kaluar. Nuk është se ka një transparencë lidhur me këtë situatë. Ne nuk kemi një protokoll për trajtimin e pacientëve. Shumë qytetarët keqtrajtohen sepse marrin një numër shumë të lartë medikamentesh sepse qeveria dhe spitalet e kanë lënë menaxhimin e situatës në mungesë të kontrolleve dhe protokolleve. Shumë qytetarë trajtohen në kushte shtëpie sepse kanë frikë nga spitalet dhe shteti nuk u ofron shërbim. Shteti duhet të shohë se ku çalon problemi dhe të ndërrojë stafin nëse është e nevojshme.

Muka shtoi se nuk duhen 1 apo 2 milionë vaksinash kur 60-70% e popullsisë së Tiranës mund të jetë e infektuar dhe imuniteti natyror është më i mirë se sa ai i vaksinës.

Muka: Nuk na duhen 1 apo 2 milionë vaksinash kur 60-70% e popullsisë së Tiranës mund të jetë e infektuar dhe imuniteti natyror është më i mirë se sa ai i vaksinës. Prandaj duhet pasur kujdes për periudhën e dimrit që do të vijë. Qeveria dhe komiteti ecin dhe bëjnë atë që shohin çfarë bëhet në botë. Ndërkohë që shohim se shumë vende janë të mbyllura, në vendin tonë nuk shohim një strategji afatgjatë për këtë situatë. Shqipëria është e zhveshur sepse është zhveshur nga autoriteti shkencor për covidin.

SHKARKO APP