Muka ngre akuza ndaj Komitetit Teknik: Në Shqipëria kanë vdekur mbi 10 mijë veta nga Covid-19

”Më shumë se 10 mijë persona kanë ndërruar jetë krahasuar me vitin e kaluar. Në një vit në Shqipëri ndërrojnë jetë gati 20 mijë persona, ndërsa kemi pasur rreth 30 mijë persona që kanë ndërruar jetë. Kjo është një shifër alarmante. Është një përgjegjësi e autoriteteve që janë përgjegjësi për menaxhimin e situatës dhe qeveria. Unë nuk jam që të shkojmë në masa ekstreme të izolimit, por kjo nuk do të thotë të bëjmë një jetë sikur nuk ka virus”.

Kështu shprehet epidemiologu Taulant Muka, masave në vend për shkak të pandemisë, duke ngritur edhe dyshime se deri tani kanë ndërruar jetë më shumë se 10 mijë persona të prekur nga koronavirusi, në ndryshim nga raportimet e ministrisë, sipas së cilës, deri tani kanë humbur jetën 2342 persona të prekur me koronavirus.

Më tej, ai ngriti akuza edhe ndaj anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, duke thënë se ai është një komitet nul. ”Përveç një apo dy personave, të tjerët nuk kanë asnjë produkt shkencor. Ata nuk janë në gjendje të analizojnë të dhënat. Duhet të kuptojmë se komiteti, i cili unë mendoj se është përdorur, pasi vendimet merreshin më parë nga politika dhe më pas diskutoheshin aty”, tha Muka në ”A2cnn”.

SHKARKO APP