Muka: Shqipëria nuk mësoi nga shtetet e tjera. Qeveria bën rrugë dhe jo teste
I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, mjeku Taulant Muka tha se Shqipëria nuk mësoi nga vendet e tjera në lidhje me kthimin në vatra të spitale.
Muka: Disa vende të tjera të BE-së panë që spitalet po ktheheshin në vatra dhe bënë investime në to. Shqipëria pa nga këto shtete dhe duhet t,i kishte bërë këto investime, por bëri 2.5 muaj burg të detyrueshëm.
Qeveria nuk i bëri këto investime dhe për gjendjen e sotme qeveria është përgjegjëse në mënyrë direkte për situatën ku jemi. Nuk shoh që të rrisë kapacitetet diagnostikuese, por bën investimeve disa miliarda euro në rrugë.