Mulleti, ndalesa e rradhës nga Basha, takon banorët: Shqipëria ka nevojë për ndryshim
Mulleti është ndalesa e rradhës nga kreu i PD-së së vulës Lulzim Basha, i cili vijon turin e takimeve me qytetarët. “Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta”,shkruan Basha.
Përmes një postimi në Facebook, krah fotove, Basha thekson se Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë të mrekullueshëm.
“Së bashku me qytetarët do të ndërtojmë alternativën që ata presin dhe duan për ta zhvilluar Shqipërinë dhe mundësuar një jetë më të mirë për çdo shqiptar”, u shpreh gjatë takimeve Basha.