“Mund të kishim rënë edhe më shumë se 1 pikë”, Strazimiri i kthehet keq Ramës: Të të marrë të keqen “raporti” me gjithë “freedom”

Raporti i “Freedom House”, i cili e rendiste Shqipërinë në vendet që kanë shënuar rënie në qeverisjen demokratike dhe në procesin zgjedhor vijon të shkaktojë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, Rama theksoi se rënia e lirisë së medieve mund të ishte edhe më shumë se 1 pikë, ndërsa sulmoi edhe gazetarin që ka bërë raportin për Shqipërinë, teksa e quan atë të dëshpëruar.

Nisur nga ky qëndrim i paprecedent i kreut të Qeverisë, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri përmes ironisë i kujton Ramës dhe arsyet se pse vendi ynë ndodhet në nj renditje të tillë.

Reagimi i Strazimirit

Nëse “ke rënë 1 pikë” në raportin për “Freedom”, ta kanë me hile…

* Opozitë në parlament s’ke!

* Opozitë në pushtet lokal s’ke!

* Opozitë në zgjedhje s’ke!

* Sindikata s’ke!

* Gjykatë të Lartë s’ke!

* Gjykatë Kushtetuese s’ke!!

* Prokurorinë e bëre dhe e zhbëre vetë!!!

* Mediat i hap e i mbyll, i shet e i blen…

* Gazetarët o i paguan, o i pushon nga puna…

Ka më “Freedom” se këtu tek ti…?!

Le që, ç’është ky raport që s’ka as firmë e as vulë ambasadori..?!

Të të marrë të keqen “raporti” megjithë “freedom” !!!!

KAQË!

SHKARKO APP