Mungesa e debatit në fushatë, Berisha: Pasojë e vjedhjeve të Ramës dhe kryebashkiakëve të PS

Sali Berisha e ka cilësuar një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë, fushatën elektorale pa debat mes kandidatëve kundërshtarë. Për të korrupsioni i kryer nga kryebashkiakët aktualë është arsyeja pse socialistët nuk përballen me kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Refuzimi i debatit ka në bazë krimet e mëdha ekonomike, vjedhjen e madhe të Ramës dhe përfaqësuesve të tij vendorë. Ka në bazë vjedhjen e miliarda miliarda eurove me tendera në masën 90 për qind në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Refuzimi ka në bazë transferimin e pasurive, fondeve te familjarë të Edi Ramës dhe në tërësi kryetarëve të bashkive në mbarë vendin”,-tha Berisha.

Pasi e ka ftuar disa herë në debat kryeministrin Edi Rama, Berisha tregoi arsyen pse sipas tij Rama e shmang atë. “A mund të imagjinoni jutë dalë përpara qytetarëve Edi Rama, në debat me Sali Berishën? Rama nuk del dot në debat sepse është i rrethuar nga të katër anët nga muret e krimeve të tij, lidhjet e tmerrshme me McGonigalin, të cilat edhe dje u denoncuan si lidhje që po hetohen intensivisht nga drejtësia e SHBA. Lidhjet e tmerrshme me klanet e drogës”,-tha më tej ish-kryeministri.

SHKARKO APP