Mungesa e dritave pezullon punën në furrat e bukës në Librazhd, qytetarët porosisin në Elbasan
Qyteti i Librazhdit është duke kaluar orë të vështira, pasi që prej mbrëmjes së djeshme për shkak të një defekti në nënstacion ka mungesë të elektrike.
Ora News raporton se për shkak të kësaj problematike furrat e bukës nuk po prodhojnë më bukë për qytetarët.
Madje edhe ata qytetarë që kanë mundësi ta bëjnë vetë bukën, nuk kanë ku ta pjekin për shkak të mungesës së energjisë.
Disa prej qytetarëve kanë gjetur si zgjidhje të porosisin bukën në qytetin e Elbasanit.
Ndërkohë puna në Spitalin e Librazhdit vazhdon, pasi janë vënë në punë gjeneratorët.