Mungesa e mbikalimeve, qytetarët rrezik për aksidente

Qytetarët që kalojnë trafikndarëset për të kaluar në anën tjetër, shpesh janë faktor i aksidente me pasoja të rënda. Mungesa e mbikalimeve në zonat e populluara vazhdon t’u shkaktojë probleme banorëve. Kjo situatë është kritike në rrugën Plepa-Shkozet.

Është bërë e zakonshme që banorët, banesat apo bizneset e të cilëve ndodhen në dy anët e kësaj rruge të kalojnë trafikndarësen me ane të këtyre shkallëve të improvizuara.

Mbikalimet e pamjaftueshme për këmbësorët përgjatë unazës ka shtuar numrin e të tilla kalesave. Në të gjithë autostraden gjen me dhjetëra të vendosura në të dy anët e trafikndarëses. Banorët thonë se edhe pse mbeten të ekspozuar ndaj rrezikut, në mungesë të mbikalimeve, kjo është e vetmja mënyrë për të kaluar rrugën. Në të gjjthë gjatësinë rrugës, e urbanizuar në të dy anët e saj janë vendosur vetëm dy mbikalime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe ato të vendosura në vende të gabuara me më pak lëvizje. Unaza Plepa-Shkozet pjesë e By Pass-it të Durrësit, vazhdimisht është bërë objekt diskutimesh mes ekspertëve, banorëve dhe drejtuesve të autoritetit rrugor për shkak të rrezikshmërisë që paraqet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të gjithë gjatësinë e saj vihet re mungesa e elementeve të sigurisë, pavarësisht se konsiderohet ndër arteriet kryesore të vendit, për të lidhur jugun me veriun. E vetmja masë e marrë, por pa e zgjidhur problemin është kufizimi i shpejtësisë në 40 kilometra në orë. Në të shumtën e rasteve nuk respektohet nga drejtuesit e automjeteve, ç’ka rrit rrezikun e aksidenteve, kryesisht për banorët dhe bizneset e pozicionuara në të dyja anët e rrugës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?