Mungesat e Berishës në Kuvend, Roshi: Si duhet mandati! Elezi: Shpëton PD nga vdekja

Ish-deputeti Artur Roshi thotë se me mungesat në Kuvend, Sali Berisha tregon se në këtë “betejë” nuk i nevojitet detyrimisht të qenit në Parlamentar.

“Berisha duke pasur eksperiencë, mundohet që të ngrejë perceptimin që mbështetja është te ai, dhe është një opozitë parlamentare de fakto. Nëse arrin që ta ngrejë këtë perceptim, pastaj këto gjëra rrjedhin vetë. Basha vërtet sot tregoi një lloj dinjiteti, pavarësisht se njerëzit deri më sot, se për këtë moral ka vuajtur politika, kur thotë në Foltore “i kam thënë” tregon që në 8 vite ka drejtuar Berisha PD, dhe ai ka qenë humbësi për mua”.

Ibsen Elezi theksin se në këtë situatë ku ndodhet PD, Berisha është si një ”elektroshok” në një trup të vdekur, pra që po përpiqet që të shpëtojë partinë nga vdekja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“PD ka vdekur, rasti i Sali Berishës është si t’i vëmë elektroshokun. Nuk ka njerëz, antitrupa që ta luftojnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?