Mungesat në Kuvend, Berisha: Shumë shpejt do të shkoj pasi…

Ish-kryeministri Sali Berisha prej 2 muajsh ndodhet në çdo cep të Shqipërisë me ”Foltoren”, dhe mungesat në Kuvend janë vënë re. Po sot ai ka konfirmuar se shumë shpejt do të shkojë në Parlament dhe do të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë nga narkoshtetit.

”Kam munguar, por do të shkoj. Jam përqendruar totalisht në këtë mrekulli shqiptare, e cila më ka tërhequr në të gjithë qenien time, por kjo nuk do të thotë që unë nuk do të shkoj shpejt në parlament dhe nuk do mbroj të drejtat e qytetarëve shqiptarë ndaj narkoshtetit. Në një farë mënyrë foltorja krahasuar me polemikat vulgare të pengmarrësit dhe pengut të tij është disa herë më eprore dhe tërheqëse. Unë do shkoj në parlament, kam munguar”.

Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, pash shpalljes së tij ”Non-Grata”. Ishte Basha ai që mori këtë vendim, vendim i cili pasoi këto lëvizje të liderit historik të PD-së.

SHKARKO APP