Mungesë literature në universitete, studentët ngrenë shqetësimin për titujt e rinj

Në përfundim të vitit akademik, studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë shprehin shqetësimin për mungesën e literaturës. Pavarësisht premtimeve të qeverisë për rritjen e numrit të librave që do i vihen në dispozicion studentëve, sërish ata hasin vështirësi në gjetjen e titujve të rinj.

Studentë: “Të them të drejtën, ndonjëherë edhe mungojnë”.

“Nuk para mbaj mend që duhet ta huazonim, por tani po, kohët e fundit po.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të kesh kartelë dhe të marrësh librat që dëshiron, ato që gjen sigurisht. Në të kundërt duhet ti blesh ose t’ia kërkosh dikujt tjetër.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Akademia e shkencave dhuroi 150 botime për studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ndërsa drejtoresha e bibliotekës së Fakultetit tha se kjo nismë është e rëndësishme për rritjen e cilësisë së literaturës.

Teuta Sula: Në botimet që kalojnë në filtrat e redaksive apo dhe recensuesve, sigurisht që ka akoma për tu bërë dhe për tu pasuruar. Biblioteka është pasuruar vazhdimisht, por në formën e dhuratave.

Akademia e shkenacve premtoi se marrëveshjet do të vijojnë me të gjitha universitetet, për të dhuruar rreth 600 botime të akademikëve shqiptarë ndër vite. Gjatë protestave të studentëve kryeministri Edi Rama u premtoi atyre si pjesë e paketës për Universitetin shtimin e librave që ndihmojnë studentët në formimin e tyre akademik, por ku premtim mbetet ende i parealizuar.

RTV Ora - Mungesë literature në universitete, studentët ngrenë shqetësimin për titujt e rinj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?