Mungoi në samitin e Diasporës dhe batuta nga Rama, Vangjeli: Kurti vjen në Tiranë më…
Mungesa e kryeministrit Albin Kurti në Samitin e Diasporës në Tiranë u komentua edhe nga Edi Rama i cili e këshilloi që “t’ja dëgjojë fjalën presidentes Vjosa Osmani”. Analisti Lorenc Vangjeli, thotë se Kurti do të vijë në Tiranë paraditen e 28 nëntorit. “Edhe në mungesë ka prani. Por mendoj se prania e tij s’do mungojë edhe fizikisht në 28 nëntor. Është lajm. Paraditen e 28 nëntorit Kurti do jetë në Tiranë. Besoj se do jetë i pranishëm edhe në darkë në pallatin e brigadave”, tha Vangjeli.