Mungoi te inagurimi i xhamisë së Et’hem Beut, kryetari i KMSH: Mos ec në tokë me mendjemadhësi, nuk do arrish malet

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahia ndau ditën e djeshme një mesazh në Facebook, një shkrim të shkurtër, pa emra dhe me një mesazh. Duke mos specifikuar njeri, Spahia thotë se dikush nuk duhet të shkojë pas diçkaje që nuk ka dijeni.

“Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjitha këto do të merren në përgjegjësi. Mos ec nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti në të vërtetë nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve”.

Ditën e djeshme, Erdogan ishte në Shqipëri, ku ndoqi një axhendë të përcakuar. Pjesë e saj ishte dhe ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë ku Spahia mungoi. Shkrimi lë pikëpyetje nëse lidhet me atë çka ndodhi ditën e djeshme në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?