Mungon rruga, banorët e fshatit Grabovë braktisin votimin

Në fshatin Grabovë në Gramsh nuk votohet sërish. Kjo është hera e dytë që në këtë fshat nuk votohet, për shkak të mungesës së rrugës. Banorët e zonës e kanë marrë këtë vendim në shenjë proteste.

Kjo nisi në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021, por ende banorët janë pa rrugë të shtruar.

Grabova është një fshat i cili i përket njësisë administrative Lenie. Në Gramsh aktualisht ka një pjesëmarrje prej 39.19% me 27020 votues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?