Mungonte avokati, shtyhet sërish seanca në Apel ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 9 shtator, ora 9:30 seancën për Adriatik Llallën. Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit Sokol Azizaj, i cili kishte paraqitur një raport shëndetësor. Në seancë nuk ishte i pranishëm as ish-kryeprokurori.

Gjykata vendosi caktimin e avokates Gentiana Qendro, si mbrojtëse kryesisht për Llallën. Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë.

4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.

SHKARKO APP