Mungonte prej 3 muajsh, deputeti i PD-së rikthehet në mbledhjet e grupit

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula iu është bashkuar mbledhjeve të Grupit Parlamentar të forcës politike ku ai bën pjesë.

Ligjvënësi Sula mungonte prej rreth 3 muajsh në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së, teksa ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme, të mbajtur një ditë para Kuvendit.

Siç shihet edhe në foton e mësipërme, Sula është ulur në karrige krah kolegut të tij, deputetit Saimir Korreshi në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sula pati një distancim nga PD, pasi duket se nuk ishte dakord me mënyrën se si po bëhej opozitë, teksa ndryshe nga deputetët e tjerë, ai ka qenë një nga zërat më të fortë për të kërkuar lista të hapura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, gjatë një intereviste televizive, ditën e djeshme Sula theksoi se është momenti për të radikalizuar aksionin opozitar duke paralajmëruar grevë urie.

“Është shkallmuar mjeti i vetëm i parlamentit me ligjin për komisionet hetimore dhe e kam thënë që ne nuk duhet të kemi marrëveshje me mazhorancën, ne nuk duhet të hyjmë në parlament, por në ngujim e grevë urie. Ia vlen të vdesësh si burrat për demokracinë. Ajo që thashë atëherë duhet të bëhet tani. Është momenti për radikalizim, grevë urie e sakrificë sublime. Ka burra parlamenti. Unë jam i pari që hyj në grevë” – tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?