Municionet si biznes për grupet kriminale, qytetet më problematike në Shqipëri
Trafikimi i armëve dhe i municioneve është një problem i vazhdueshëm. Paçka goditjes së personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal nga organet e Policisë së Shtetit, fenomeni vijon të jetë shqetësues. Vetëm një ditë më parë policia arrestoi një 47-vjeçar me një arsenal të konsiderueshëm armësh, gati për t’u shitur. Përdorimi i municioneve për biznes kryesisht bëhet për të furnizuar grupet kriminale që kanë influencë në disa prej qyteteve më të nxehta të krimit në vend.
Elbasani, Durrësi, Vlora, Tirana dhe Shkodra janë qytetet që kanë prevalencën më të lartë të rasteve të lulëzimit të këtij biznesi të paligjshëm, ndërsa janë armë dhe municione që janë përdorur edhe në disa prej ngjarjeve kriminale të muajve të fundit.
Autoritetet policore kanë arritur të godasin në disa raste tentativat e trafikimit të armëve dhe të municioneve, ndërsa në pranga kanë rënë poseduesit e tyre. Përgjatë vitit 2020 janë organizuar disa operacione, përmes së cilëve është arritur kapja dhe sekuestrimi i një numri të konsiderueshëm armësh dhe municionesh, qëllimi i të cilave ka qenë trafikimi për përfitime biznesi dhe më pas tentativa për t’u përdorur në atentate kriminale.