MURAL FEST/ “Prisja një qytet të degraduar, por e kisha gabim”, artisti grek rrëfen impresionet nga Tirana

“Prisja që të gjeja një qytet të degraduar, por e kisha gabim”. Kështu e nis rrëfimin e tij artisti i njohur grek i njohur si Same 84, i cili ishte një nga pjesëmarrësit e Mural Fest 2021 në Tiranë.

I konsideruar si një artistët më me perspektivë në Greqi, Same 84 thekson se në muralet e tij frymëzohet nga përditshmëria, çka është munduar që ta pasqyrojë edhe në veprën e realizuar në Tiranë që ka tërhequr që në ditët e para vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve të huaj.

“Nuk kisha një pamje të qartë se çfarë bëhej në Tiranë. Prisja që të gjeja një qytet të degraduar. Më falni për këtë, por e kisha gabim. Përshtypja ime e parë sapo shkela ishte shumë pozitive. Arti im konsiderohet POP dhe unë frymëzohem nga përditshmëria ime. Shoh diçka shumë të bukur, e marr dhe e vendos tek punimet e mia. Gjatë vizitës sime në Tiranë, ciceroni që na shoqëronte na tregoi disa zona tepër interesante për tu vizituar. Pas muzeut ajo që na vizitoi ishte Kalaja e cila ka marrë pamje tepër të bukur duke rrezatuar kontraste shumë të mëdha, me pamje magjepse dhe magjike. Gjë të cilën nuk e kemi parë në Athinë”, tregon artisti grek.

SHKARKO APP