Murataj: 2017-ta ishte themeli i një bashkëfajësie, hapja e listave në këto zgjedhje pozitive

Juristi Erion Murataj e ka cilësuar si themelin e një bashkëfajësie kundrejt një marrëveshje që askush nuk mori asgjë zgjedhjet e vitit 2017.

I ftuar në “Abc e mëngjesit” gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Enkel Demi, Murataj theksoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor në këto zgjedhje tha se ndonëse e cunguar hapja e listave është një hap pozitiv.

“2017 është themeli i një bashkëfajësie kundrejt një marrëveshje që askush nuk mori asgjë. Ligji zgjedhor, ne vërejmë një vijueshmëri të mos ndryshimit cilësor. Ka elementë që këtë herë e përkeqësojnë situatën. Por ka elementë pozitivë sado e e cunguar, hapja  e listave. Të ushtrosh demokracinë e drejtpërdrejtë është jo vetëm e drejtë, por edhe detyrim që ata që merren me politika ta ofrojnë”,- tha ndër të tjera Murataj.

Murataj: 2017-ta ishte themeli i nje bashkefajesie, hapja e listave ne keto zgjedhje hap pozitiv

SHKARKO APP