Murati: Greqia interes për miliarda kub naftë dhe gaz nën det

Gazetari Erl Murati i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se është vërtetuar në nën det ka miliarda kub gaz dhe naftë dhe se Greqia e kërkon me ngulm marrëveshjen e detit.

Zheji: Shqipërisë i intereson të mbajë një negociatë të hapur që është si një minë me sahat midis dy vendeve?

Murati: Është në turpin e atyre politikanëve që kanë akuzuar Gjykatën Kushtetuese dhe kjo tregon infantilizmin e politikës shqiptare në përgjithësi që për çështje të interesit kombëtar…

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo karta e kushtëzimi të Shqipërisë në BE është për mua e tejfryrë. Edhe Athina nuk e ka të lehtë të të bllokojë për atë projekt strategjik që është BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Integrimi kaloni nga Brukseli nuk kalon nga Athina.

Është detyrim i klasës politike shqiptare që të qëndrojnë me dinjitet.

Ndarja e kufirit detar është çështje e interesit të Greqisë. Këtë e ka thënë ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj në 2007. Është vërtetuar që ka miliarda kub rezerva të naftës dhe të gazit. E kanë thënë mediat greke. Është interes i qartë grek.

Drejtoresha e Ministrisë së Jashtme ankohet tek pala amerikane që Greqia na bën presion. Po të ishte interes i palës shqiptare nuk do të shkonte Ledia Hysi të qahej.

Kur ata na shtrojnë në tryezë çështje sovraniteti dhe strategjike, ne të mos gënjehemi me atë mufkën e vulës apostile, që ndihmon legalizimin e dokumenteve që është çështje teknike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?