Murati: Shqipëria nuk ka nevojë për ligësinë dhe cinizmin e Batonit
Mesazhi që Baton Haxhiu i ka dërguar Presidentit Ilir Meta lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i jashtëm ka shkaktuar reagime të forta në radhët e përfaqësuesve të medias.
Një reagim i ashpër vjen nga kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare”, Erl Murati i cili përmes një komenti të shkurtër në rrjetet sociale shprehet se Batoni në mesazhin e tij është thjesht i ligë dhe cinik, por aspak budalla.
Reagimi i Erl Muratit
Baton Haxhiu i ka shkruar një letër Ilir Metës. I kërkon të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Argumenton se ky “është pa diskutim më i përgatitur” se çdo parardhës i tij në krye të MPJ. Ndërkohë, Ilir Meta ka qenë vetë ministër i Jashtëm.
Nuk besoj se Batoni është budalla. Në këtë rast është thjesht i ligë dhe cinik. Ligësia e cinizmi nuk janë as vese, as virtyte. Thjesht, pjesë e karakterit te njeriut. Por, Shqipëria nuk ka nevojë për to.
KOHA JONË SONDAZH

