Murrizi ambasadores së BE-së: Të q****a moj Shegë se na ngeli…
Duket se strategjinë e Zgjerimit për Ballkanit Perëndimor, deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, e ka pritur me rezerva. Një ditë pasi u tha se Shqipëria mund të mos jetë në bllokun e BE-së, as në vitin 2050, Murrizi sulmon ashpër Ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vllahutin.
Duke përdorur një gjuhë larg të qenurit etik, deputeti i PD-së shkruan se sipas Vllahutinit, tani rruga drejt BE-së do të jetë me thënien: ”Drogë dhe Dashuri, dhe pa Reformën në Drejtësi”.
Murrizi i adresohet diplomates së lartë me shprehjen: “Të q****a moj Shegë se na ngeli plënci varë!”
Statusi i plotë
Për 4 vjet që shkuan, dëgjuam si gjetje të rrallë, shprehjen: ME QETËSI E DASHURI. Dhe prap, në BE nuk na pranuan. Romana dje e paska ndryshuar: ”ME PUNË DHE DASHURI”. Por prap në BE pas 2025, kanë thënë ATA që e kanë në dorë këtë ”PUNË”. Si i bëhet edhe pas kësaj “shpikje” të Vllahutiniit???? Besoj që ka për ta ndryshuar shpejt. BE na “ DO”, me: DROGË ME DASHURI, DHE PA REFORMËN NË DREJTËSI. Në MYZEQE, për shprehje të tilla “ brilante”, dhe kur i artikulon një ZONJË, thonë: ”Të Q…… MOJ SHEGË SE NA NGELI PLENCI VARË”.
KOHA JONË SONDAZH

