Murrizi i përgjigjet ashpër Taulant Ballës: Bëri roveshatë

Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka ironizuar faktin se qeveria vjen në këtë sesion të ri me një ministër më shumë, atë të Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Gjatë fjalës së parë për këtë vit në Kuvend, Murrizi ka replikuar me Taulant Ballën sa i përket uljes së opozitës në dialog me mazhorancën në Tyrezën Zgjedhore.

Balla e konsideroi si kthesë 180 gradë dhe nje reflektim të opozitës, por Murrizi e kundërshtoi.

“E shtoni dhe një karrige aty se keni shtuar edhe ministrin. Nesër është 100-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Ata burra që u mblodhën në 1920 nuk kanë nevojë t’i vlerësojmë ne. Para se të shkojmë nesër atje për të nderuar 100 vjetorin e parlamentarizmit. Këtë vit dua t’i japim mundësi qytetarëve shqiptarë të sjellin në Kuvend përfaqësues. Opozita jo parlamentare ka bërë rrofishatë por ishalla nuk thyen shtyllën kurrizore. E di që aty ju ka ngelur sahati tek dashuria e parë. Mos dërdëllisni në emër të popullti shqiptar pasi keni tre zgjedhje që i fshiheni votës.”, tha Murrizi.

SHKARKO APP