Murrizi kundër përgjysmimit të pagës së deputetëve: Gjellë bajate, e di vetë kë ndihmoj me paratë e mia

Deputeti i opozitës, Myslym Murrizi, është shorehur kundër vendimit të Byrosë së Kuvendit për përgjysmimin e pagave të depuytetëve për një periudhë tre mujore në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë.

Murrizi thotë se me paratë e tij e di vetë se kë ndihmon, dhe se ka miq e të afërm që në këto kohë të vështira janë në nevojë për bukë.

Për Murrizin, pallavrat se shpëtohen Shqiptarët me gjysëm page të deputetëve janë gjellë bajate.

“Nuk jam fare dakort për pagën se nuk jemi të gjithë përfitues tenderash dhe jo të gjithe i kemi të gjithë pjestarët e familjeve drejtora në çdo cep të administratës ku ka për të vjedhur e rroga të majme. Me parat që më takojnë mua e di unë se kë duhet të ndihmoj se nuk jam soj sez pa njerëz, të afërm, miq e shokë që në këtë kohë kanë nevojë për bukë. Pallavrat se shpëtohen Shqiptarët me gjysëm page të deputetëve janë gjellë bajate për mua. 122 deputet dhe 5 ministra jo deputet nga 400 euro gjysma e pagës bëjnë gjithsej 50 mij3 euro. Pse kjo e zgjidh këtë situatë???? A ka mundësi të mos na hapni barkun me nisma revolucionare?”, tha Murrizi.

SHKARKO APP