Murrizi: Nuk besoj që Rudina Hajdari është kërcënuar
Deputetja Rudina Hajdari është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës pas pretendimeve se është kërcënuar me jetë nga kolegët e saj deputetë.
Por Myslim Murrizi, pjesë e të njëjtit grup parlamentar me Rudinën, është dyshues mbi vërtetësinë e këtyre pretendimeve.
I ftuar në Ora News, deputeti e lidh gjithçka me ndonjë tension të momentit ku sipas tij mund të ketë pasur ngritje zëri apo një gjest më tepër nga ndonjë deputet.
Murrizi: Nuk kam informacion por jam pak dyshues të besoj se çfarë thuhet. Unë personalisht kam qenë deputet në 1997-2001 kur kishim tre palë pushtete, një pushtet i zgjedhur me votë, komiteti i shpëtimit, bandat nëpër këmbë. Nuk besoj që ka pasur të këtij lloji.Pjesa tjetër është e këtyre institucioneve ku Hajdari mund ti jetë drejtuar me shkresë, ta hetojnë. Nuk e di pse ka ardhur ky denoncim.
Unë nuk besoj se është kaq e madhe dhe kaq dramatike. Në debate e sipër siç bëjmë të gjithë mund të ketë kaluar dikush një fjalë më tepër apo gjest më tepër. Kam bindjen se nuk ka të bëjë më kërcënime jetësore serioze, sidomos nga ata 9 deputetë që ishim dhe nga këta 5 që me dëshirën e tyre plotësuan formularin për të qenë pjesë e grupit parlamentar Demokrat.
Pavarësisht debateve, Murrizi konfirmon se grupi parlamentar Demokrat kryesohet nga Hajdari.
Murrizi: Grupin Parlamentar Demokrat sot që ne flasim e kryeson Rudina Hajdari.
I pyetur nga gazetarja Rovena Neziri nëse ka një përçarje mes grupit opozitar Demokrat, Murrizi u shpreh:
Murrizi: Ne shqiptarët e kemi shumë të vështirë me qenë numri dy, vuajmë për të qenë numri një dhe ky ëhsrtë një konflikt artificial prej 1912.Unë do të doja ti qëndronim fort kauzës për të cilën unë dhe zonja Hajdari mbajtëm mnandatet dhe të gjithë deputetët e tyjerë rebelë shkelën vendimet e partive politike PD-LSI, morën mandatet, ndryshimi i sistemit zgjedhor. Nuk kemi çfarë ndajmë dhe nuk kemi pse zihemi. Po arritëm atë kauzë besoj që kemi kryer atë mision.