Murrizi: Rama, votat tona nuk i ka për marrëveshjen e 5 Qershorit
Myslim Murrizi vijon të qëndrojë kundër votimit të marrëveshjes së 5 qershorit, madje duke iu drejtuar me ironi si marrëveshja është ditë feste. Ai tha se opozita jashtëparlamentare duhet të paraqitet në mbledhje dhe të jap argumentet e saj pasi mund të bind dhe opozitën parlamentare.
Sipas tij ekspertët u kishin garantuar se dhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese në 30 korrik, nuk prek marrëveshjen e 5 qershorit.
”Nuk ka debate pasi nuk kemi me kë debatojmë. Ekspertët thanë edhe nëse në 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e 1 qershorit, po ashtu është se ditë feste.
Nuk shoh pse nuk vijnë për të adresuar dhe ta dimë se çfarë kanë se mbase na e mbushin mendjen dhe ne. E vetmja listë zgjedhore ku shqiptarëve u është mohuar e drejta e zgjedhjes është në lista e 21 prillit 2008.
Listat e hapura rregullojnë demokracinë dhe perfeksionojnë aq sa munden sistemin zgjedhor. Grupi ynë parlamentar nuk e voton. Ata janë gjithë kohën bashkë, vetëm orari i gjumit i ndan”.