Musa Baculi ka një mesazh për shqiptarët

Duket sikur ëndrra e Musa Baculit për të jetuar u realizua falë zemrës së madhe të shqiptarëve që kontribuan për të.

Sfidat për rikuperimin e plotë mbetën shumë të mëdha. Musai u nis para disa ditësh për kurim në një spital të specializuar ku u opera në Xhenova të Italisë.

Historia e 15 vjeçarit Musa Baculit nga Shkodra i cili mrekullisht u shpëtua dhe jetoi pasi u mbyt në lumë preku shumë shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri vizituan Musain në spitalin rajonal të Shkodrës, u ku bënë thirrje shqiptarëve për të shpëtuar jetën e 15 vjeçarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi shuma e kërkuar nga spitali në Xhenova u mblodh, Musai u nis drejt Italisë ku menjëherë iu nënshtrua një operacioni, i cili rezultoi me sukses. Lajmin e dha nw studio Elvis Naçi.

Pranë tij është e ëma dhe të dy bashkë kanë një mesazh falënderues për shqiptarët nga spitali i Xhenovës.

Mrekullia ndodh përsëri, pasi Musai ka filluar të flasë. Ju do mund ta ndiqni mesazhin e tij nesër në emisionin e zemrave të shqiptareve, “Shqiptaret për Shqiptaret” në orën 21:00, në News 24.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?