Mustafa, Gerin, Jerry… kapet shqiptari në Greqi, xhepist me 7 emra e mbiemra
Policia greke ka publikuar këtë të enjte foton dhe identitetin e një xhepisti shqiptar që ishte kthyer në makth për ta qytetarë që zgjidhnin autobusin si mjet transporti.
38 vjeçari është arrestuar prej kohësh por vetëm sot policia ka vendosur që të nxjerrë me foto fytyrën e tij si dhe të bëjë të ditura 7 identitetet që ai përdorte.
Shqiptari ishte kthyer në një shqetësim serioz për banorët e Selanikut dhe në një problem edhe për vetë policinë, pasi arrihej të fshihej për shkak të 7 emrave e mbiemrave.
Konkretisht, ai përdorte emrat Mustafa, Moustafa, Jerry, Gerin dhe Serry. E njëjta gjë bëhej dhe me mbiemrat e tij, që janë: Xherri, Gerin, Mustafa, Xerri, Xheri, Xhri dhe Serri.
KOHA JONË SONDAZH

