Mustafa Nano: Lëvizja e Dhjetorit u “hajdarizua”

 

Këtë të martë në ZULULAND nga Mustafa Nano, i ftuar ka qenë një nga ish-studentët protagonist të dhjetorit 1990, Blendi Gonxhe.

A ishte vërtetë, në grahmat e fundit regjimi diktatorial komunist  aq mizor sa pretendohet nga ish-protagonistët e asaj kohe, apo kalimi në një sistem demokratik ishte vizatuar nga Ramiz Alia?

Në bisedën me Gonxhen, Nano u përfshi në diskutim duke thënë se po ekzagjerohet mizoria dhe se njerëzit nuk kishin më aq frikë.

Më tej ai tha se duket sikur lëvizja e dhjetorit u hajdarizua, duke shtuar se ai nuk ishte ndjerë as atëherë dhe as më vonë, i përfaqësuar nga Azem Hajdari.

Gonxhe tha se pavarësisht perceptimeve, Azemi ishte Shqipëria.

Duke folur për krijimin e PD-së, Blendi Gonxhe tha se që në janar filluan të përjashtoheshin njerëz dhe se, problemin fillestar të PD-së shumë nga ish-protagonistët  e asaj kohe bëjnë sikur nuk e kanë kuptuar.

Ndërsa për aktualitetin Gonxhe tha se ne si shoqëri ende jemi të paedukuar me rregullat e lirisë.

Emisionin e plotë e ndiqni në linkun e mëposhtëm.

SHKARKO APP