Mustafa Nano: Spartak Braho është një enverist, por…

Prej gati një viti publicisti Agron Tufa pretendon se është kërcënuar me jetë ai dhe familja e tij, kjo për shkak të pozicionit si drejtor në Institutin për Krimet e Komunizmit.

Kjo e bëri Tufën që të largohej për të kërkuar azil politik jashtë vendit, ku aktualisht ndodhet në Zvicër.

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Provokacja”, në Abc News, drejtuesi Mustafa Nano monologun e tij ia kushtoi largimit të Tufës.

Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse është kërcënuar nga ish- sigurimi i shtetit dhe nga komunistët që sot janë në pushtet.

Kjo është një gjepur. Siç është gjepur edhe pretendimi se Haxhi Baxhinozi ish i përndjekur është vrarë nga po ata njerëz që e burgosën nga ish- sigurimsat dhe enveristë. 

E theksoj është një gjepur. Në Shqipëri ka enveristë, edhe në Parlament gjithashtu. Spartak Braho është një enverist gjë që duket edhe nga shprehje të tipit “edhe në vrimë të miut do të gjejmë dhe do të çojmë para gjyqit”. 

Të dalë sot një si Spartak Braho të përbuzë Mid’hat Frashërin kjo është të marrësh malet. Komunistë ka, por nuk kanë asnjë pushtet real edhe kur janë deputetë apo zyrtarë, këta kanë çelësat e kashtës. 

Ideja se në Shqipërinë e vitit 2020 komunistët në pushtet po vijojnë të përndjekin ish të përndjekurit është një narrativë idiotike që duhet të na bëjë për të qeshur.

Madje edhe kërkesa e Tufës për azil duhet të na bëjë për të qeshur”, tha ndër të tjera Nano.

Më tej Nano thotë se Tufa mund të jetë kërcënuar, por të gjithë ata që mbajnë qëndrime të forta marrin kërcënime sepse psikopatë ka kudo, shprehet ai.

Gjatë monologut të tij Nano kujton kërcënimet që ka marrë edhe kandidati i partisë BREXit, por ai nuk kërkoi azil politik madje kërkoi mbrojtjen e policisë.

Të njëjtën gjë sipas tij duhet të kishte bërë edhe Agron Tufa sepse në Shqipëri janë të shumtë personat që marrin kërcënime, por nuk bëjnë viktimën.

“Zviceranët duhet të jenë të marrë nëse ia japin te drejtën e azilit politik”, kështu e mbyll Nano monologun e tij.

SHKARKO APP