Mustafaj: Basha me fjalim normal, Rama si Fidel Kastro

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e ka cilësuar si normal fjalimin e kryedemokratit Lulzim Basha në çeljen e fushatës, ndërsa atë të kryeministrit Edi Rama si zhgënjim.

I ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Mustafaj tha veç të tjerash se Basha zgjodhi një fjalim përshëndetës, pa u përqendruar në gjëra konkrete pasi këto do të ketë kohë për t’i shpalosur gjatë këtij muaji. Për Mustafaj, fjalimi i Ramës ishte “alla Fidel Kastro”, duke u përqëndruar te kritikat për opozitën.

“Fjalimi i Bashës ishte më normal, përshëndetje më shumë. Vazhdimim i paraqitjes se një programi që e ka bërë.

Ndërsa fjalimi i Ramës ishte një zhgënjim i madh që tregohet te disporporsioni. ¾ ia kushtoi opozitës, ¼ ia kushtoi programit të tij por foli 50 minuta. Një fjalim alla Fidel Ksastro dhe lideri i opozitës foli më pak se gjysmën tregon edhe gjendjen”, tha ish-ministri.

SHKARKO APP